Murat Basha kundër martesave brenda gjinisë: Janë perversitete e sëmundje, është goditur familja dhe shkolla

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 09:04 | Sociale

Një gjykatë në Itali i ka dhënë një fëmije 4-vjeçar tre prindër të njohur ligjërisht, dy baballarë dhe një nënë, një vendim që ka hapur debat dhe është kritikuar nga konservatorët. 

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, ka komentuar në emisionin "Dita Jonë" debatet mbi martesat brenda së njëjtës gjini, duke u shprehur në mbrojtje të familjes tradicionale dhe vlerave kulturore.

Basha i konsideron si “perversitete” dhe “sëmundje” martesat brenda gjinisë, ndërsa theksoi se përveç familjes sot është goditur shkolla dhe modelet.

Problemi i tyre fillon me vetveten. Kanë probleme me vetveten dhe ulërasin për të bindur të tjerët se kanë të drejtë. Të ruash familjen, për traditat, për vlerat, për kulturën, nuk është si të shkosh në një varrezë të vjetër, ku janë futur brenda gjithë këto vlera dhe të ndezësh qiri, apo të qash mbi këto vlera. Këto vlera i kemi brenda vetes, janë nën lëkurën tonë, në gjakun tonë dhe duhet të luftojmë t’i shpërfaqim”, tha Basha.  

Është mbajtur një simbolikë e fortë për familjen sa ishte gjallë, për mua, filozofi dhe psikologu më i madh në botë, Erich From. Me vdekjen e tij në fund të viteve 70’ ndryshuan shumë gjëra, shumë ligje. Ai ishte një mbrojtës i fortë i familjeve, traditave, zakoneve, martesës midis dy sekseve të ndryshme, jo ato perversitetet e tjera.  Janë sëmundje, ky Erich From i klasifikon si sëmundje. Me ikjen nga kjo botë e Erich From ndryshuan shumë ligje, shumë gjëra. Edhe familja u godit. Amerika dhe Europa e mbajtën këtë goditje të familjes sepse kishin të fortë shkollën dhe modelet. Neve na është goditur edhe shkolla, edhe modelet. Përveç lëkundjeve të mëdha që ka marrë familja, neve na është lëkundur shkolla”, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos