Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në veri të vendit, pasi ka pasur rrëshqitje të dherave dhe banorët e disa fshatrave në Malësinë e Madhe prej 5 ditësh janë të izoluar.
Prezencë të ujit në toka bujqësore dhe në oborret e banesave ka edhe në zonën e Obotit në Shkodër, ku në rrugën kryesore kalohet vetëm me mjete të larta.
Banorë të bllokuar ka edhe në Njësinë Administrative Bushat, pasi 15 familje jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, shkruan A2.
Përveç reshjeve të shiut, probleme janë shkaktuar edhe nga debora, ku ka pasur bllokime të përkoshme të rrugës së Qafë Thores që lidh Shkodrën me Malësinë e Madhe si dhe Vermoshin.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në qarkun Kukës. Reshjet e shiut vijojnë me intesitet të ulët, por rreziku në rrugët kombëtare mbetet prezent për shkak të rrëshqitjeve të dherave.
Për shkak të motit të keq është pezulluar mësimi në shumë shkolla është pezulluar. (A2 Televizion)