Qindra kuintal prodhime bujqësore të pashitura nga fermerët në fushën e Maliqit, kryesisht misër, patate, qepë e grurë te cilat janë kulturat bazë të fermerëve të kësaj fushe.
Skënder Hamzaj është një nga fermerët potenciale në fshatin Drithas, i cili kultivon grurë dhe misër. Ai tregon se ka më shumë se 500 kunjtal misër të pashitur ashtu siç ka stok edhe sasi të mëdha gruri.
Sipas tij, një nga arsyet e mosshitjes së misrit ka të bëjë e me uljen e numrit të krerëve të bagëtive, shkruan A2.
Robert Qeleshi është një tjetër fermer potencial në fshatin Zvirinë të bashkisë së Maliqit i cili ashtu si shumë fermerë të tjerë ka prodhim të pashitur.
Përgjegjësi i sektorit të bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Aurel Zenunllari pranon faktin se një pjesë e mirë e prodhimeve kanë mbetur të pashitura, por e ka të vështirë të thotë nëse kjo ka të bëjë me prodhimet e importuara apo se fermerët kanë shtuar sipërfaqet e kulturave bujqësore.
Vetëm në fushën e Maliqit janë të kultivuara rreth 4000 hektarë misër, 600 hektarë me patate dhe misër, si dhe 650 hektarë me qepë. (A2 Televizion)