Rrëfehet kovaçi i vetëm i Mokrës: Tingulli i hekurit më lehtëson edhe sëmundjen

Nga Gazment Janku
14 Mars 2026, 14:43 | Sociale

Ky është tingulli që ka shoqëruar 70-vjeçarin Xhavit Hyko për gjysmë shekulli në zanatin e tij të kovaçit.

Sot ai është i vetmi hekurpunues në gjithë zonën e Mokrës, e cila ka pasur me dhjetëra të tjerë, por shpopullimi dhe braktisja e bujqësisë kanë bërë që të mbijetojë vetëm 70-vjeçari, pasioni i të cilit për këtë zanat vijon edhe sot. Madje ky zanat duket sikur i lehtëson edhe sëmundjen që ka.

Veglat e punuara nga Xhaviti janë të shpërndara jo vetëm në Mokër, por thuajse në të gjithë vendin. Xhavitit nuk i mungon as mikpritja, veçanërisht për mysafirët që vijnë nga larg.

Ndërsa shprehet se sa të jetë në këmbë këtë zanat nuk e lë, 70-vjeçari na tregon se është edhe një njeri shumë i lumtur me familjen e tij dhe për faktin që këtë zanat po ia trashëgon edhe të birit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos