Ballshi për vite të tëra ka qenë një nyje e rëndësishme e rrugës drejt jugut të vendit, Gjirokastrës dhe Sarandës. Por nëse rruga sjell zhvillim, për banorët e disa fshatrave midis Ballshit dhe Fratarit, devijimi i fluksit të lëvizjes drejt jugut nëpërmjet aksit të ri, Levan-Tepelenë, thuajse e ka shkretuar zonën.
Dikur këto lokale dhe restorante prisnin me qindra udhëtarë çdo ditë, ndërsa sot janë shkretuar. E bashkë me to kanë ngelur të papunë dhjetëra e dhjetëra persona. Banorët e zonës tregojnë se devijimi i rrugës ka ulur edhe shitjen e produkteve të tyre bujqësore dhe blegtorale.
Madje edhe lëvizjet e banorëve tani janë më të vështira drejt qendrave urbane.
Sikur të mos mjaftojë kjo situatë edhe rruga ekzistuese nuk mirëmbahet më dhe në vende të caktuara ka pësuar dëmtime ndërsa gjatë shirave është akoma më problematike. (A2 Televizion)