Dështimi i sistemit të Bolonjës, në 2027 reformë në universitete, studentët më të orientuar nga praktika

Nga Ornela Joti
9 Dhjetor 2023, 15:29 | Sociale


Procesi i Bolonjës në Universitetet shqiptare tashmë ka dështuar.

Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat duhet të përshtatin kurrikulat sipas direktivave të Bashkimit Europian, për ta orientuar studentin nga ana praktike dhe jo vetëm teori.

Profesor Kita Sallabanda, anëtar i Bordit të Akreditimit dhe Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë tregon se Shqipëria ka tre vite kohë për të  ndryshuar kurrikulat në universitete dhe mënyrën e mësimdhënies veçanërisht në programet e mjekësisë dhe inxhinierisë.

I pyetur për rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë në testimin ndërkombëtar “Pisa 2022”,  profesor Sallabanda pranon problemet në arsimin shqiptar nga cilësia e teksteve, mësuesit dhe nxënësit e pamotivuar deri tek mësimdhënia.

Gjatë një konferencë shkencore mjekësore, mjeke dhe profesorë theksuan nevojën e përshtatjes se programeve të mjekësisë në mënyrë të veçantë me vendet e tjera.

Ndërsa për degët strategjike të vendit  qeveria duhet të politika të veçanta për ruajtjen e tre prej 20 vitesh universitetet shqiptare aplikojnë sistemin e Bolonjës, reforma që synonte të përafronte shkollat e larta me tregun e punës.

Por për ekspertët ka ardhur koha për një model të ri në Universitete që të rinjtë t’i aftësoje nga ana praktike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos