Ulet ndjeshëm konsumi, tregu i Novoselës gjithnjë e më pak blerës

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
6 Dhjetor 2023, 15:48 | Sociale

Të gjithë fshatrat e njësisë administrative të Novoselës në bashkinë e Vlorës, një herë në javë e kanë traditë daljen në tregun e hapur. Kush për të shitur edhe kush për të blerë. Por ky treg në të njëjtën kohë është edhe tregues i gjendjes ekonomike të zonës.

Blerësit në shumicë shprehen se çmimet e larta po e bëjnë të papërballueshme blerjen edhe të produkteve ushqimor.

Nuk u qasesh dot asnjë gjëje. As për të pyetur.

S’kemi ca bëjmë ne me 100 mijë lekë. Pensionet në fund.

Kjo tendencë reflektohet edhe tek tregtarët, të cilët sa më shumë kalon koha aq më pak shesin edhe pse çmimet sipas tyre janë në minimumin e mundshëm.

Fuqi blerëse nuk ka. Ja 500 lekë mandarina, 600 lekë kjo. Ça të jemi të kënaqur. Ja po rri unë këtë, s’kam shitur as 400 lekë.

Nga java në javë sa vjen e po bie. S’ka më para.

Veç mungesës së konsumit, tregtarë e konsumatorë përballen edhe me infrastrukturën e munguar të tregut. Në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës nuk ka ende asnjë treg të mirëfilltë dhe investimet në këtë sektorë mungojnë prej me shume se tre dekadash.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos