Terapi për transgjinorët? Aktivistja: Kasaphanë, mos e pranoni! Shteti shqiptar s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 09:30 | Sociale

Për herë të parë në Shqipëri pritet të ofrohen terapi hormonale për transgjinorët në QSUT. Duke folur për këtë çështje në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, aktivistja Marinela Pasbakhsh u shpreh kundër nismës, duke theksuar që do të bëhet një kasaphanë me fëmijët, sikurse ka ndodhur në SHBA.

Po ashtu ajo vuri në dukje faktin që kjo terapi do të ofrohet në një vend që s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer.

Një gjë që s’duhet të heshtim dhe ta pranojmë është një gjë shumë e rëndë, pasi pasojat do t’i shkosh pas 5 vitesh, fëmija juaj në prag të adoleshencës do indoktrinohet në shkollë, e gjithë shoqëria do jetë duke punuar kundër rolit tënd si prind. Ti do humbasësh zërin që ke, dashurinë që ke. Ngrihuni dhe merreni shumë seriozisht, mos e pranoni këtë gjë, është e turpshme. Po flasim për një Shqipëri që s’ka financa për të financuar morfinën për pacientët në stadin e fundit të kancerit. Jemi duke folur ne tani, që miliona euro të shkojnë që të bëhet kasaphanë me fëmijët tanë. Ky është tmerr. Po ngrihuni prindër sepse do shikoni pasojat që janë në Amerikë. Të ndryshosh 14 vjeç të ndryshosh gjini, është tmerr. Këshillë nga zemra, mos e pranoni”, tha aktivistja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos