“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 22:04 | Sociale

Kadri Malka, i cili humbi nipin e tij në një aksident rrugor disa vite më parë, ka rrëfyer historinë mes dhimbjes dhe zhgënjimit për mungesën e drejtësisë.

Duke folur për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli A2CNN, ai u shpreh se hetimet nuk çuan në identifikimin e autorit, ndërsa përgjegjësia është atribuar vetë viktimës, një fëmijë vetëm 6-vjeçar.

Më 25 tetor 2017 nipi im ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor në Kombinat. Minoreni kishte rreth 6 vjeç. Disponoj dy akte ekspertimi. Prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes, dhe i është drejtuar sërish nga e para Komisariatit për gjetjen e autorit, ku nga aksident me pasojë vdekjen shkon...Nuk kemi gjetur drejtësi. Prokurori thotë se ka ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësori, minoreni 5 vjeç e gjysmë. Ka shpallur fajtor viktimën. Vetëm drejtësi dua. Po vritemi dy herë shpirtërisht. S’kam lënë institucion pa ju drejtuar. Të paktën të mos vritemi për së dyti”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos