Çelja e sezonit turistik, ndizet atmosfera në Himarë me koncertin e dytë

Nga Edi Ruçi
2 Maj 2026, 21:37 | Sociale

Çelja e sezonit turistik, ndizet atmosfera në Himarë me

Himara vazhdon me koncerte festive në ditën e dytë të aktiviteteve për çeljen e sezonit turistik.

Një event festiv me emrat më në zë të muzikës si Elita 5, Ronela Hajati dhe Alice ka ndezur atmosferën në qytetin bregdetar, shkruan A2.

Nuk kanë munguar as akrobaci ekstreme nga Fiona Rushiti si dhe performancat e mrekullueshme me rërë nga Fatmir Mura.

Me plot drita shumëngjyrëshe, ky aktivitet për të dytën ditë me radhë po ndez atmosferën në Himarën turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos