Zjarri te pallati “Arlis”, Këshilli Bashkiak pritet të miratojë 40 mijë lekë bonus qiraje për familjet

Nga Armend Pire
21 Prill 2026, 15:10 | Sociale

Zjarri te pallati “Arlis”, Këshilli Bashkiak pritet të

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për familjet dhe individët e prekur nga zjarri i rënë më 14 prill 2026 në godinën “Arlis Ndërtim”, në rrugën e Dibrës. Sipas vendimit, familjet që kanë pësuar dëme në banesa do të përfitojnë një mbështetje mujore prej 40 mijë lekësh, e cila do të jepet deri në momentin e sistemimit përfundimtar në banesat e rikonstruktuara.

Ndihma synon të sigurojë kushtet minimale të jetesës dhe strehimit të përkohshëm për të prekurit nga kjo ngjarje. Për të përfituar, qytetarët duhet të dorëzojnë pranë njësisë administrative dokumentacionin përkatës, që përfshin dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokument pronësie, si dhe vërtetim nga Kadastra që provon se nuk zotërojnë banesë tjetër.

Njësitë administrative do të verifikojnë dokumentet dhe do të hartojnë listën e përfituesve, e cila më pas do t’i kalojë Drejtorisë së Mbrojtjes Civile dhe strukturave financiare për ekzekutimin e pagesave. Autoritetet bëjnë me dije se ndihma do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen në banesat e rikonstruktuara.

Po ashtu njoftohet se në rast abuzimi, do të ndiqen procedurat për kthimin e fondeve të përfituara padrejtësisht. Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2026, në kuadër të programit për mbrojtjen civile dhe emergjencat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos