
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar edhe njëherë për situatën e rëndë të krijuar në pikën kufitare të Kakavijë, ku qindra qytetarë presin prej ditësh për të kaluar në Greqi.
Përmes një apeli në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit kërkon qeverisë dhe ministrit të jashtëm zgjidhjen sa më shpejt të situatës pasi qytetarët janë ekspozuar para rrezikut të përhapjes së pandemisë.
“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës. Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme”, shkruan Ilir Meta. (A2 Televizion)