Shkodër, bashkia dhe PD përkujtojnë 2 prillin

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 15:08 | Aktualitet

Edhe pse në kushte izolimi për shkak të pandemisë botërore, është përkujtuar në Shkodër 29-vjetori i vrasjes së katër heronjve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Në ceremoni, për shkak të situatës, morën pjesë familjarë të katër dëshmorëve, drejtues të degës lokale të PD-së si dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Harris Murana, kryetari i shoqatës “2 prilli”, theksoi në fjalën e shkurtër që mbajti se Shkodra nuk do ta harrojë kurrë sakrificën sublime të dëshmorëve që sollën demokracinë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos