Shqiptarët e bllokuar në pikat kufitare, Meta: Duhet zgjidhje e shpejtë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 20:20 | Aktualitet
Shqiptarët e bllokuar në pikat kufitare, Meta: Duhet zgjidhje e

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, shprehu shqetësimin e tij për “situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi”.

“Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë. Autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme. Në të mirë të të gjithëve, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë”, shkruan Meta në rrjetin social.

“U bëj thirrje të gjithëve që, duke forcuar bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë, të tregojmë mirëkuptim e bashkëpunim, por veçanërisht solidaritet dhe përgjegjshmëri të lartë për të kapërcyer me sa më pak kosto këtë sfidë të jashtëzakonshme”, shtoi Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos