Basha: Qeveria të rrisë numrin e testimeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 17:10 | Aktualitet
Basha: Qeveria të rrisë numrin e testimeve. Çdo ditë e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti apelin ndaj qeverisë për shtimin e numrit të testimeve.

“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

“Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shton kreu i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos