Tension në Kapshticë, emigrantët nuk lejojnë kamionët të kalojnë

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 19:34 | Aktualitet
Tension në Kapshticë, emigrantët nuk lejojnë kamionët

Situatë e tensionuar në Kapshticë pasditen e së dielës.

Në shenjë proteste për ndalimin që bëhet ndaj tyre për të hyrë në vendin tonë, emigrantët kanë vendosur që të mos lejojnë kalimin e kamionëve.

Sipas burimeve, 3 persona janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë, 5 emigrantë janë dërguar në spitalin e Bilishtit. Bëhet fjalë për tre gra dhe dy të moshuar, të cilët kanë patur luhatje tensioni nga qëndrimi dyditor në tokë neutrale.

Përsa i përket pjesës tjetër të emigrantëve, gratë dhe të moshuarit po mbahen në makinën e policisë për t'i mbrojtur nga shiu, por nuk u janë vulosur pashaportat për kalim, pasi sistemi është i mbyllur. Të tjerët vijonë të qëndrojnë në shi. Në zonë neutrale kanë shkuar forca të shumta policie për të mbajtur nën kontroll situatën e tensionuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos