
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se akti normativ për masat e veçanta në parandalimin e koronavirusit, i miratuar sot, do të ndalojë “pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës”.
Kryeministri shtoi se kush ka humbur punën në të zezë mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin.
Ndërkohë, qiradhënësit do të ndalohen t'u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse.
Rama shtoi se në rast presioni për të paguar, qiramarrësit duhet t’ i drejtohen faqes online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke sugjeruar që secili “të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s'ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet”. (A2 Televizion)