Shqiptarët në Malin e Zi nisin festën, Nik Gjeloshaj fiton zgjedhjet në Komunën e Tuzit

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 22:35 | Ballkani

Në Tuz kanë nisur festimet pasi kryetari aktual i komunës ka arritur fitoren në zgjedhjet lokale. Raportohet se Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” morën 18 mandate që u siguruan fitoren.

Duke folur për mediat, Gjeloshaj falenderoi votuesit që i dhanë sërish besimin dhe shqiptarët e diasporës.

"Faleminderit të gjithë votuesve që kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se Malësia do bashkim, do zhvillim. Kemi qeverisur mirë, kjo është nota më mirë që na e kanë dhënë qytetarët e Malësisë. Falenderoj diasporën, gjithë shqiptarët kudo që janë. Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë."

Përballë Gjeloshajt ishin edhe tre 3 koalicione të tjera dhe 3 lista të pavarura. Nga fotot e publikuara shihet se shqiptarët po festojnë nën ngjyrat kuqe e zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos