
Gazetarja e A2, Marsela Karapanço, pyeti kryeministrin Rama se çfarë po bëhet për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur të bllokuar në kampet siriane.
Kryeministri Rama u shpreh se është duke u punuar dhe se priten rezultatet sa më parë.
“Kemi bërë atë që është bërë dhe më parë dhe vazhdojmë ta bëjmë. Kjo është një situatë shumë komplekse. Shpresoj të kemi rezultate, por nuk mund të them asgjë më shumë pasi janë operacione shumë sensitive. Jam shumë i vetëdijshëm për situatën. Ne kemi regjistrin e të gjithë shqiptarëve që ndodhen në ato situata dhe po punojmë. Shpresoj të kemi rezultate sa më shpejt”, tha Rama. (A2 Televizion)