
Një person mbeti i plagosur gjatë një përleshjeje mes shqiptarëve dhe grekëve në Pirgos të Greqisë.
Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në një kafene të vendosur në rrugën Karaiskaki.
Një grup shqiptarësh po diskutonin në shqip dhe duket se kjo bisedë tërhoqi vëmendjen e djalit të pronarit të lokalit. Më tej, pronari u kërkoi shqiptarëve që të largoheshin dhe aty menjëherë ka nisur sherri mes tyre.
Për pasojë mbeti i plagosur pronari i lokalit, ndërsa policia arrestoi shqiptarët. (A2 Televizion)