Gjendet një person i vdekur në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 11:23 | Kronikë
Gjendet një person i vdekur në Shkodër

Një person i pajetë është gjetur paraditen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, në fshatin Melgushë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi A. Sh. 42 vjeç, banues në fshatin Melgushë.

Nga verifikimet paraprake të policisë nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos