Shtëpi deri në 500 mijë paund jashtë standardeve: “Prona ka 140 probleme!”

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 17:16 | Lifestyle

Një bllok rezidencial në Sherford, Devon, të Anglisë, me 5500 shtëpi, 3 shkolla e biznese të shumta, i trumbetuar si një zonë luksi, është duke shfaqur problem të shumta për banorët që kanë pak kohë që kanë blerë shtëpitë e tyre.

Mbi 50 familje po kërkojnë të largohen nga zona, me pretendimin se shtëpitë e tyre kanë probleme të shumta.

“Kam numëruar deri në 140 probleme në pronën time”, thotë një grua. Ndërkohë një tjetër banor, ka publikuar edhe foton e tualetit të tij, duke e shoqëruar me një shkrim se ai nuk mund të lahet pasi do ta shihnin nga dritarja dhe autoritetet nuk e lejojnë të ndryshojë xhamat.

Të tjerë pretendojnë se shtëpitë e tyre janë të mbushura nga myku e lagështia e madhe, edhe pse kanë vetëm dy vite që janë vendosur aty.

Shumë prej banorëve kanë paguar deri në 500 mijë paund për të blerë pronën, ndërsa tashmë shprehen se nuk po i lejojnë t’i nxjerrin në shitje ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos