Shtëpia e të moshuarve në Kavajë, Krali: Të izoluar prej 9 marsit, së bashku me stafin

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 09:12 | Aktualitet
Shtëpia e të moshuarve në Kavajë, Krali: Të izoluar

Si po e përballon Kavaja stuhinë e COVID-19? Për këtë foli në Dita Jonë kryetari i kësaj bashkie Redjan Krali.

Ai u shpreh se pas 5 rasteve të para, nga të cilat dy persona kanë ndërruar jetë, situata duket e qetë dhe nuk ka raste të reja. Krali thekson se shtabi i punës është duke u ardhur në ndihmë shtresave nën nevojë.

Të moshuarit janë më të prekurit nga ky virus i rrezikshëm dhe azilet kanë qenë më të goditurit në Itali dhe në Spanjë. Ndërkohë, në Kavajë, Krali thotë se të moshuarit në azil janë izoluar që prej datës 9 mars, së bashku me 6 persona që u vijnë në ndihmë.

“Në shtëpinë e të moshuarve duke parë rastet e Italisë dhe Spanjës, që nga data 9 mars shtëpia e të moshuarve është izoluar totalisht. 6 persona jetojnë bashkë me ata që të mos kenë asnjë kontakt me jashtë, pasi do t’i rrezikonte të gjithë”, u shpreh kryetari i bashkisë së Kavajës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos