
Një djalë 7-vjeçar me emrin Eli i shpëtoi jetën motrës së tij të vogël, duke u futur në dhomën e saj përmes një dritareje, teksa një zjarr po shkatërronte shtëpinë e familjes së tij.
Ajo që ishte një natë krejt e zakonshme, për pak përfundoi në një tragjedi për familjen Davidson në Tenesi, më 8 dhjetor. Chris dhe Nicole Davidson, si dhe tre fëmijët e tyre u zgjuan nga aroma e tymit dhe brenda pak minutash, shtëpia e familjes ishte në flakë.
Ndërsa çifti ishte në gjendje të nxirrte jashtë dy djemtë Elijah dhe Eli, foshnja 22-muajshe mbeti e bllokuar në dhomën e saj.
I ati tha për CNN se zjarri ishte aq i fuqishëm sa ai nuk mundi të shkonte tek e bija.
“Ne dolëm jashtë për t'i ardhur në ndihmë nga dritarja, por nuk kishte asgjë që mund të më mbante mua, kështu që mora Elin, i cili kaloi nga dritarja dhe e mori atë".
"Ne nuk mund të ishim më krenarë për të", tha Davidson. "Ai bëri diçka që një njeri i rritur nuk do ta bënte."
Në kohën kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, shtëpia ishte përfshirë tashmë në flake dhe ditën tjetër nuk kishte mbetur më asgjë prej saj. (A2 Televizion)