Shtetet e Bashkuara rihapen për udhëtarët e vaksinuar plotësisht

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 16:58 | Bota
Shtetet e Bashkuara rihapen për udhëtarët e vaksinuar

Nga fillimi i nëntorit, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar plotësisht do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo u deklarua nga Shtëpia e Bardhë duke konfirmuar thashethemet e qarkulluara, ndërsa Qendra për Sëmundjet dhe Parandalimin do të përcaktojë se çfarë nënkuptohet me vaksinimin e  plotë.

Udhëtarët ndërkombëtarë, Europa, Britania e Madhe, Kina, Irani dhe Brazili, të cilët do të hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paraqesin prova të vaksinës para se të nsien, së bashku me rezultatin negativ të një testi Covid të kryer tre ditë para udhëtimit. Kjo u konfirmua nga Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Përgjigjen ndaj Covid Jeff Zients.

Në njoftimin për lehtësimin e kufizimeve, administrata e Biden thekson se qytetarët amerikanë të pavaksinuar do të kenë nevojë për një test një ditë para nisjes për në Shtetet e Bashkuara. Ata që janë të vaksinuar nuk do të duhet të karantinohen dhe linjat ajrore, sipas dispozitave, do të duhet të mbledhin informacion për pasagjerët për të lehtësuar gjurmimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos