Shteti amerikan padit Kinën për situatën e krijuar nga koronavirusi

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 08:57 | Bota
Shteti amerikan padit Kinën për situatën e krijuar nga

Shteti amerikan i Misurit ka vendosur të padisë qeverinë kineze dhe Partinë Komuniste në pushtet për atë që ai e quan “mashtrim i qëllimshëm”, i cili çoi në përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën.

“Qeveria kineze gënjeu botën rreth rrezikut dhe natyrës infektuese të Covid-19, iu mbylli gojën denoncuesve dhe bëri shumë pak për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Misurit, Eric Schmitt.

Padia nënkupton dëmshpërblim për jetët e humbura, vuajtjet e të infektuarve dhe dëmin ekonomik që shteti i Misurit ka pësuar si pasojë e pandemisë.

E ndërsa zyrtarët e Misurit e quajtën padinë "historike", ekspertët thonë se ajo do të përballet me pengesa ligjore dhe procedurale pasi ligji amerikan iu jep qeverive të huaja imunitet nga veprime të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos