Shtimi i rasteve me Covid-19, izolohen 300 mijë persona në Australi

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 07:52 | Bota
Shtimi i rasteve me Covid-19, izolohen 300 mijë persona në Australi

300 mijë persona janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në shtetin e Viktorias në Australi. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Për të 17-n ditë radhazi janë raportuar të dhëna me dy shifra, me vatra të reja përhapje të regjistruara në Melburn, qytetin e dytë më të madh të Australisë.

Departamenti shëndetësor i Viktorias thotë se janë 415 raste aktive në këtë shtet dhe 20 pacientë janë të shtruar në spital. Autoritetet po ndërmarrin teste rutinë në popullatë dhe të mërkurën u zhvilluan 26 mijë të tillë.

Australia mbahet si vendet që e kanë menaxhuar më së mirë pandeminë dhe kthimi i izolimit në shtetin e Viktorias u bë për të shmangur një valë të dytë infeksioni.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos