Shtohen dyshimet për “Deltën”, Brataj: Raste me simptoma të variantit indian, kryeni vaksinën

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 16:24 | Aktualitet
Shtohen dyshimet për “Deltën”, Brataj: Raste me simptoma

Shtohen dyshimet për prezencën e variantit “Delta” në vendin tonë. Një tjetër rast i cili vinte nga Britania e Madhe, kishte simptoma të ngjashme me ato të mutacionit indian.

Megjithatë, do të duhet kohë për të konfirmuar praninë e “Deltës” në Shqipëri, pasi kjo analizë nuk mund të kryhet në laboratorin e IShP, ndaj mostrat janë dërguar në Gjermani.

Por, ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e qarkullimit të tij edhe në vendin tonë. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se këtë periudhë nuk mungojnë rastet me shenja tipike të mutacionit indian. Edhe pse fillimisht mund të ngatërrohet me rrufën, Brataj rekomandon kryerjen e tamponit për Covid-19.

Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid, si dhe të kryejnë vaksinën për t’i shpëtuar komplikacioneve nga variantet e reja të koronavirusit.

Vala tjetër e koronavirusit pritet të vijë para vjeshtës. Ekspertët parashikojnë që deri në fund të gushtit, Europa do të dominohet nga varianti indian delta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos