Shtohen dyshimet për origjinën e koronavirusit, një video dëshmon se kishte lakuriq nate të gjallë në laboratorin e Wuhan

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 21:45 | Bota
Shtohen dyshimet për origjinën e koronavirusit, një video

Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriq të natës në kafaze dhe kështu virusi do të dilte nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze. Kjo u zbulua nga një filmim ekskluziv nga Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit. Pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.

Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.

Që nga fillimi i pandemisë, nën akuzë kanë qenë tregjet e ushqimit (tregjet e lagështa) dhe shitja e kafshëve të egra të gjalla, të cilat gjithmonë janë konsideruar përgjegjëse për transmetimin e viruseve te njerëzit. Hipoteza të tjera sugjeronin idenë e një eksperimenti nga shkencëtarët kinezë dhe të një gabimi njerëzor në origjinën e përhapjes së virusit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/ANRs4DojOek

A2 CNN Livestream

Latest Videos