Koronavirusi u merr jetën edhe 5 qytetarëve të tjerë në Kosovë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 17:32 | Kosova
Koronavirusi u merr jetën edhe 5 qytetarëve të tjerë në

Situata nga koronavirusi vijon të jetë e rëndë në Kosovë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 persona të tjerë të prekur me Covid-19.

Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 118 qytetarë nga 489 mostra të marra.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 157 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 2968. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos