Bisedimet me Serbinë, Hoti: Caku i dialogut, njohja reciproke

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 12:56 | Kosova
Bisedimet me Serbinë, Hoti: Caku i dialogut, njohja reciproke

Teksa pritet fillimi i shtatorit për t’u ulur sërish në tryezë me presidentin serb në udhëheqjen e BE, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti iu përgjigj zërave kritik nga PDK, për nxitimin e rinisjes së bisedimeve në një kohë të papërshtatshme, pa strategji dhe pa përgatitjen e duhur politike. Hoti përmes një postimi thotë se askush nuk duhet të shqetësohet, pasi pjesë e diskutimeve nuk është më integriteti territorial i Kosovës, por njohja reciproke e saj.

“Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë. Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t'u përballur është tashmë pas nesh”, thekson kryeministri, sipas të cilit kjo do të jetë një marrëveshje, që Kosovës i jep atë që i takon, të qenit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike, pasi për këtë ka nevojë populli i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos