
Është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, që nga Greqia ka kaluar kohët e fundit kufirin e vendit tonë.
Vetëm në ditën e sotme, Policia kufitare ka kapur sot 11 emigrantë të paligjshëm. Personat vinin kryesisht nga Siria, dhe u gjetën në pjesën e kufirit të gjelbër si dhe në afërsi të fshatrave kufitare me shtetin fqinj. Policia pasi u ka marre deklaratat, i kane nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.
Me shtimin e numrit të emigrantëve ilegalë, janë shtuar edhe tentativat e transportit të tyre drejt vendeve të treta, kundrejt një pagese të majme, nga ana e shtetasve shqiptarë.
Ditën e sotme një 25-vjeçar nga Tirana, me iniciale K.Q. u arrestua në flagrancë në aksin Elbasan- Bradashesh teksa transportonte 4 shtetas sirianë nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt një pagese 200 euro për secilin.
Ditën e djeshme, në dy operacione të ndryshme, dy shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë duke transportuar emigrantë të tjerë, edhe duke përdorur mjete të modifikuara në ambulancë, për mos të rënë në sy të forcave të rendit. (A2 Televizion)