Plagosja në pedonalen e Shkodrës, policia arreston 3 persona

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 10:36 | Kronikë
Plagosja në pedonalen e Shkodrës, policia arreston 3 persona

Ka zhvillime të rëndësishme për ngjarjen e rëndë ditës së djeshme, ku një kalimtare e rastit u plagos në qendër të Shkodrës, e goditur aksidentalisht.

Forcat e rendit sipas burimeve të A2 kanë arrestuar në orët  e para të mëngjesit të sotëm, 3 të dyshuar si persona të lidhura me ngjarjen, ndërkohë që 35-vjeçarja e goditur është jashtë rrezikut për jetën.

https://a2news.com/2020/02/05/shkoder-35-vjecarja-plagoset-ne-qender-te-qytetit/

Arrestimi i tre personave pritet të zbardhë edhe arsyet e ngjarjes, të ndodhur në pedonalen “Kolë Idromeno”, që ka shkaktuar panik tek qytetarët shkodranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos