Çështja “Babale”, lirohet Fredi Alizoti

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 11:11 | Kronikë
Çështja “Babale”, lirohet Fredi Alizoti

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Fredi Alizotin, i dënuar për “kallëzim të rremë”, si aktrues e zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja”.

Alizoti ishte dënuar me dy vite burg gjatë vendimit të dhënë në 18 dhjetor 2019, dënim që tashmë ka përfunduar. Atë ditë, u shpall fajtor për kallëzim të rremë edhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg.

Për çështjen u shpallën fajtorë edhe të pandehurit e tjerë. Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik. (A2 Televizion)

Çështja “Babale”, Alizoti: I thosha Sali Lushës, të merrnim lekët e t’i ndanim bashkë

https://youtu.be/g9yohiuIySU

A2 CNN Livestream

Latest Videos