Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë një tjetër person me koronavirus

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 10:25 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë një

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

67-vjeçari me inicialet Ll.N., ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L.M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/27/nderron-jete-ne-spitalin-infektiv-pacientja-52-vjecare-viktima-e-9-me-covid-19-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos