Informaliteti i pagave, në mars tatimet kontroll te bizneset që nëndeklarojnë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 15:51 | Ekonomi
Informaliteti i pagave, në mars tatimet kontroll te bizneset që

Në mars tatimet do të zbresin në terren tek bizneset që janë identifikuar që bëjnë nëndeklarim të pagave të punonjësve dhe nuk reaguan me korrigjim më 20 janar, kur ishte afati i dorëzimit të listëpagesave.

Zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero, ka publikuar të dhënat e bizneseve për pagat dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore sipas afatit ligjor që u la për reflektim. 67% e tyre nuk ndryshuan pagat e punonjësve.

Pas nxjerrjes së të dhënave të pagave në dhjetor, qeveria ngriti një njësi të posaçme, me qëllim reduktimin e informalitetit në këtë sektor. Plani i ndërhyrjes parashikon jo vetëm verifikime nga zyra të bizneseve, por edhe kontrolleve tek subjektet ku ka të dhëna se bëjnë nëndeklarim pagash dhe evazion. Aksioni është paralajmëruar se do të jetë pa afat dhe do të vijojë gjatë gjithë vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos