Çmimi i fruta-perimeve, diferencë e madhe nga fermeri në Lushnje te konsumatori në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 11:27 | Ekonomi
Çmimi i fruta-perimeve, diferencë e madhe nga fermeri në

Çmimet e frutave perimeve pësojnë një rritje drastike nga shitja e fermerit te grumbulluesit e deri te konsumatori fundor. Nga një vëzhgim që A2 CNN kreu, çmimi shumëfishohet gjatë gjithë zinxhirit tregtar.

Në tregun e fruta-perimeve në Lushnje që në orët e para të mëngjesit, fermerët dhe grumbulluesit hyjnë në një luftë të ashpër tregtare për çmimet e prodhimeve bujqësore që kanë nxjerrë të shesin.

Prej kohësh arkat e mbushura me fruta-perimeve qëndrojnë gjatë në treg, pasi kërkesa ka rënë, së bashku me çmimin tregtues.

https://a2news.com/2022/02/03/cmimi-i-naftes-shqiperia-prek-rekordin-me-192-leke-liter-me-e-shtrenjta-ne-rajon/

Ajet Dushku ka nxjerr në treg domatet e mbjella në muajin dhjetor. Detyrohet që një pjesë të arkave t’i kthejë sërish mbrapsht pasi me çmimin që i ofrojnë nuk mbulon dot as shpenzimet.

Ajeti nuk është i vetmi që pohon vështirësinë në shitjen e produkteve.

Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të Myzeqesë vjen këtu në tregun agro-ushqimor të Tiranës. Nga një vëzhgim i kryer nga A2 CNN, domatja e Ajet Dushkut dhe fermerëve të tjerë, këtu shitet nga 90 deri në 140 lekë.

Rritja e zinxhirit të çmimeve vijon edhe te tregtarët që shesin me pakicë për konsumatorët. Këtu çmimet janë të paktën 20 deri në 30 lekë më shumë se te tregu agro-ushqimor i Tiranës.

Për qytetarët këto çmime duhet të jenë objekt kontrolli nga institucionet shtetërore.

Në vitin 2021 kanë hyrë në vendin tonë rreth 10.3% më shumë fruta dhe perime, krahasuar me vitin2020. Ndërkohë për ekspertët e bujqësisë tregu i shitjes nga fermeri te grumbulluesi dhe deri te konsumatori duhet të kontrollohet në bazë të faturave të shitjes dhe blerjes për të shmangur abuzimet në çmim.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos