
Afati përfundimtar për dorëzimin e bilanceve vjetore, raporteve të aktivitetit apo auditit do të jetë 2 gushti dhe jo dita e sotme. Në një njoftim në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare e Biznesit sqaroi se ky ndryshim vjen pasi 31 korriku është ditë e shtunë e rrjedhimisht përllogaritet si ditë pushimi zyrtar.
Kompanitë duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Të gjitha subjektet të cilat nuk do respektojnë afatet ligjore të përcaktuara do të gjobiten me masë administrative në vlerën e 15 mijë lekëve. (A2 Televizion)