RENEA në Vlorë, patrullime në rrugë dhe në det

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 18:40 | Aktualitet

Një grup i forcave të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur ndodhet prej disa javësh në Vlorë, si pjesë e masave për shtimin e sigurisë në qytetin bregdetar.

Gjatë paradites, skuadra e RENEA-s patrullon në det, kryesisht në plazhin e vjetër, në ndihmë të forcave lokale të Policisë, ndërsa gjatë mbrëmjes në akset e ndryshme rrugore në Vlorë por edhe Selenicë. Në një foto, disa pjesëtarë kanë dalë mbi një skaf me flamurin shqiptar, ndërsa kanë kryer edhe stërvitje duke bërë zhytje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos