
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një masiv pyjor në malin e Pashtrikut, në Bashkinë e Hasit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth mesditës, në vendin e quajtur çezma e Gorozhupit, në kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë.
Nxitur nga temperatura e lartë, thatësira por edhe një erë e lehtë në këtë rajon, zjarri përfshiu rreth 5 hektarë pyje përballë pikës së kalimit kufitar në Morinë.
Paraprakisht rrezikohen dy pika të transmetuesve televiziv dhe telefonisë së lëvizshme, ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit.
Drejt kësaj vatre zjarri janë nisur shërbimet pyjore dhe të zjarrfikësve nga Hasi, por për shkak të terrenit, mjetet nuk mund të futen në zonë. (A2 Televizion)