Shtyhet seanca për shkarkimin e gjyqtares së Krujës

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 11:57 | Aktualitet
Shtyhet seanca për shkarkimin e gjyqtares së Krujës

Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyn për më 16 shkurt seancën për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Shtyrja u bë me kërkesë të gjyqtares për t’u njohur me provat kundër saj. Kjo është hera e dytë që seanca shtyhet me kërkesë të saj.

Shkarkimi i Hoxhës është kërkuar nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo kërkesë e ILD-së erdhi pas inspektimit të vendimeve për lirimet e parakohshme nga burgu të Endrit Dokles, Ilir Pajës dhe Hekuran Billës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos