Shtyhet sërish seanca “Babale”, Salianji rendit arsyet se përse kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 10:41 | Politikë
Shtyhet sërish seanca “Babale”, Salianji rendit arsyet se

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dhënë një prononcim për mediat menjëherë pas mbylljes së seancës së sotme në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale”, ku dha argumentet e tij se përse kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore, Edlira Petri.

Sipas Salianjit, kjo është e disata herë që seanca shtyhet, por jo për fajin e tij apo të përfaqësuesve të tij ligjorë. Ai përmendi faktin se në këtë mes ka konflikt interesi për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Sadushi ka njohje dhe miqësi familjare me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

“Sot për shkak se kjo çështje ka kohë që shtyhet nga gjykata, nuk ka qenë për shkakun tonë. Sot kërkova një përjashtim për shkak të anshmërisë së gjyqtares relatore.

Gjyqtarja nuk ka lënë gjurmë në të dhe e ka nxjerrë jashtë radhe dosjen vetëm disa ditë para se kjo dosje të rishqyrtohej.

Së treti dihet miqësia familjare e bashkëshortit të gjyqtares, Sokol Sadushit me Fatmir Xhafën.

Për këto dhe gjithë arsyet e tjera procedurale, ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e cila për shkak se i dinte këto fakte, nuk duhet ta kishte marrë fare çështjen përsipër.

Unë jam i votuar nga qytetarët për të mbrojtur interesin publik.”  

Ervin Salianji për mediat pas përfundimit të seancës

Ndërkohë, pas kërkesës së Salianjit për përjashtimin e gjyqtares relatorë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës, për t’i dhënë kohë një tjetër trupe të shprehet për këtë kërkesë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/07/dosja-babale-nis-ne-apel-seanca-per-ervin-salianjin-kerkon-perjashtimin-e-gjyqtares-edlira-petri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos