Shtyhet sërish seanca ndaj Shullazit, procesi nuk zhvillohet nga viti 2018

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 10:36 | Kronikë
Shtyhet sërish seanca ndaj Shullazit, procesi nuk zhvillohet nga viti 2018

Dështon seanca e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve në Apelin e Posaçëm.

Shkak i shtyrjes është bërë mosparaqitja e avokatit të zgjedhur nga Blerim Shullazi dhe i avokatit kryesisht për Endrit Qyqen.

Procesi në fjalë nuk zhvillohet prej dhjetorit 2018 dhe numëron mbi 40 seanca të shtyra. Në fund të korrikut, Shullazi dhe grupi u izoluan në regjimin 41 Bis. Ne vitin 2018 të pandehurit e dosjes u dënuan me 55 vite burg në total. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos