
Të paktën 29 persona, përfshirë këtu gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e shtyrjes së turmë gjatë një ceremonie fetare në Liberi.
Procesioni fetar i njohur me emrin Kryqëzata u mbajt në një zonë shumë të populluar bregdetare të kryeqytetit.
Sipas policisë, incidentet shpërthyen pasi anëtarët e një nga bandave lokale hynë mes turmës pas donacioneve, duke shkaktuar panik te të pranishmit.
Ceremonia ishte organizuar nga një klerik me famë i njohur me emrin Apostulli Abraham Kromah. Ndjekësit e tij besojnë se ai mund të shërojë njerëzit përmes predikimeve.
Kleriku tashmë është marrë në pyetje nga policia e Liberisë për ta ndihmuar në lidhje me hetimet për ngjarjen e rëndë. (A2 Televizion)