
Një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash, euro e dollarë, false janë zbuluar nga autoritetet bullgare një ditë më parë në një shtypshkronjë në Slanchev Bryag.
Mësohet se kartëmonedhat arrijnë një shumë prej 14.3 milionë dollarësh në total, të cilat u bllokuan nga autoritetet duke mos i lejuar të dalin në treg.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë. “Nga shtypshkronja dhe nga vende tjera të fshehta, janë konfiskuar mbi 11 milionë euro false dhe mbi 1.7 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.
Bastisja në shtypshkronjë, më e madhja që do të zbulohej për 11 vjet, si dhe rreth 30 vende të tjera në shtetin ballkanik, ndoqën një hetim 10-mujor të mbështetur nga Europol dhe inteligjenca e SHBA.
Shtypshkronja kishte pajisje të sofistikuara duke bërë monedhat e cilësisë së lartë, thanë prokurorët që mbikëqyrën operacionin, duke shtuar se katër vetë u arrestuan. (A2 Televizion)