Shuhet aktori Luan Qerimi

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2018, 21:32 | Aktualitet
Shuhet aktori Luan Qerimi

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçari aktori Luan Qerimi. Si interpretues jo vetën në skenën teatrale, por edhe në kinematografi, Qerimi do të lakohej shumë shpejt për portretin e veçantë që i dhuroi publikut shqiptar më shumë se 70 karaktere të ndryshme.

Emri i tij renditet mes aktorëve më të mirë në shfaqjet “Otello”, “Hamleti” apo “Arturo Ui”.

Ndërsa në kinematografi, portretin e tij e gjejmë në filmat "Cuca e maleve", "Vdekja e kalit", "Qëndresa" e "Shpella e pirateve".

Që nga viti 1989, Luan Qerimi mban titullin “Artist i merituar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos