Shuhet Eddie Van Halen, virtuozi i rock-ut të viteve ’80

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 22:02 | Showbiz
Shuhet Eddie Van Halen, virtuozi i rock-ut të viteve ’80

Bota e muzikës rock është në zi për vdekjen e parakohshme të Eddie Van Halen, liderit të grupit që karakterizoi vitet 80-90 dhe që mbante emrin e tij.  

Amerikani me origjinë holandeze cilësohej si një nga kitaristët më të talentuar të gjeneratës së tij, me këngë të rrymës "hard rock" që u ngjitën shpeshherë lart në renditjet botërore, si “Jump”, "Running with the Devil", “Panama”, "Aint Talkin' Bout Love" dhe “Dance the night away”.

https://www.youtube.com/watch?v=SwYN7mTi6HM

Lajmin e vdekjes e dha djali i tij Wolfgang, që shtoi se i ati kishte humbur betejën e tij me kancerin, sëmundja nga  e cila vuante prej kohësh.

https://twitter.com/WolfVanHalen/status/1313561314598350848
Postimi i djalit Wolfgang, që deklaron vdekjen e kitaristit të njohur

Sipas revistave të specializuara si “Guitar Word”, Van Halen rrinte në treshen e kitaristëve më të mirë të rrymës së tij, ndërkohë që revista prestigjioze “Rolling Stone” e klasifikonte në vendin e tetë nga 100 kitaristët e të gjitha kohërave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos