“Shumë më kërkonin, por unë mendoja vetëm për Milanin”, Theo rinovon me kuqezinjtë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 18:30 | Futboll

Milan ka rinovuar kontratën e Theo Hernandez, njërit prej lojtarëve kryesorë të ekipit, deri në vitin 2026.

Sipas mediave sportive italiane, mbrojtësi francez do të fitojë rreth 4,5 milionë euro në sezon nga kontrata e re, plus bonuset.

Rinovimi i Theos ishte rinovimi i gjashtë që kanë bërë drejtuesit e Milanit, pas atyre të Pioli, Kjaer, Saelemaekers, Gabbia e Calabria.

“Është e vërtetë që kam pasur oferta nga ekipe të tjera, por unë mendoja vetëm për Milanin sepse doja të qëndroja në Milano. Ndihem shumë mirë te Milani, me shokët dhe tifozët”, tha mbrojtësi i majtë pas rinovimit të kontratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos