
Dusan Vlahovic ishte lojtari që i mungonte Juventusit në fazën e parë. Sulmuesi serb shënoi golin e dytë radhazi me fanellën bardhezi, duke i dhuruar “Zonjës së Vjetër” biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Dybala kaloi i pari në avantazh vendasit, që në minutën e tretë të ndeshjes, por Traore barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Kur përballja dukej se do të shkonte në shtesë, Vlahovic shënoi golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që në gjysmëfinale do të ndeshet me Fiorentinën, që nga ana e saj mundi 3-2 Atalantën, në transfertë. (A2 Televizion)