Botërori për Klube, Lukaku dërgon Chelsea në finale

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2022, 16:14 | Futboll
Botërori për Klube, Lukaku dërgon Chelsea në finale

Chelsea debutoi me fitore minimale në Botërorin e Klubeve. Blutë e Londrës mposhtën minimalisht ekipin e Al Hilal, duke siguruar biletën në finalen e aktivitetit.

Heroi i sfidës ishte Romelu Lukaku, i cili realizoi golin e triumfit në minutën e 32-të të lojës. Sukses pa shumë probleme për Chelsea, që do të sfidojë brazilianët e Palmeirasit për trofeun.

Anglezët kërkojnë fitoren e parë historike në Botërorin e Klubeve, pasi finalja e mëparshme, e luajtur në vitin 2012 ndaj Corinthias, nuk shkoi aspak mirë, me “Blutë” që dolën të humbur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos